Një ngjarje e rëndë është shënuar mbrëmjen e djeshme, në zonën pranë Lidhjes së Skrimtarëve, në Rrugën e Kavajës në Tiranë.
Gjatë një operacioni për arrestimin e një trafikanti droge (i cili po transportonte 1 kg kokainë) në momentin e ndalimit nuk i është bindur thirrjes së policisë dhe i ka dhënë shpejtësi mjetit të tij, duke rrezikuar jetën e punonjësve të policisë.
I plagosuri është Kreu i Shoqatës së Transportit Ndërqytetës, Eneo Sulejmani i cili ka rënë në pranga bashkë me dy bashkëpunëtorët. Sulejmani ka tentuar të shtypë me makinë tre efektivët dhe në kushtet e vetëmbrojtjes një polic ka qëlluar ndaj tij. Plumbi e kapi në kofshë, por është jashtë rrezikut për jetën.
Ndërkaq policia bën me dije se janë arrestuar edhe Shkëlqim Ostreni, 26 vjeç, dhe Igli Begaj, 21 vjeç që ndodheshin në makinë me të plagosurin, ndërsa AMP ka nisur një hetim për policin që përdori armën ndaj agresorëve që tentuan të largohen duke rrezikuar jetën e efektivëve.
Në vendngjarje ndodhet Drejtori i Përgjithshëm i Policisë Së Shtetit Muhamet Rrumbullaku dhe Drejtori i Policisë së Tiranës Tonin Vocaj.
Në pamjet e publikuara, vihen re dhe shenjat e plumbave në makinën e autorëve.
Për ngjarjen ka reaguar edhe ministri i Brendshëm, Taulant Balla ku shprehet se Policia e Shtetit ka vepruar sipas ligjit duke iu kundërpërgjigjur sulmit.
‘Si Ministër i Brendshëm duhet të rikujtoj se kushdo që nuk i bindet urdhërit/thirrjes së ligjshme të punonjësit të policisë, ose më rëndë akoma e kundërshton me forcë, guxon ta fyejë, ta agresojë, ta kanosë, ta godasë apo larg qoftë t’i rrezikojë jetën (siç ndodhi sonte) në ushtrim të detyrës apo për shkak të detyrës, duhet ta ketë të qartë që toleranca është ZERO. Policia e Shtetit ka gjithë mbështetjen për të vijuar goditjen e krimit, në gjitha format e tij.’, tha Balla.
Lini një Përgjigje