TAGS-AT E JAVËS

Kronike21 Mars 2024, 21:23

“Të jesh në kërkim, më shtrenjtë se të jesh i lirë”, Artan Hoxha për të arratisurit në Dubai: Herët a vonë do të dënohen!

Shkruar nga Pamfleti

“Të jesh në kërkim, më shtrenjtë se të jesh

Gazetari Artan Hoxha duke folur për çështjen e ekstradimeve të kohëve të fundit, ai deklaroi se më shumë sesa kërkimet ka rëndësi të dokumentohet aktiviteti kriminal i të shpallurve në kërkim.

Në një intervistë për emisionin “Të Paekspozuarit”, Hoxha tha se pavarësisht se këta persona mund të mos ekstradohen drejt Shqipërisë aktualisht, herët a vonë do të dënohen.

Fakti që është rritur numri i ekstradimeve është gjë pozitive. Kush është problemi? Këmbëngulja e drejtuesve të policisë që po esktradojmë bosët e mëdhenj të krimit të organizuar.

Vetëm këtë javë nga Dubai doli Julian Meçe. U lirua, ata e refuzuan ekstradimin. Atje i arrestuar për llogari të Interpol Tiranës është Denis Vaso.

Vendqëndrimi i Ibrahim Licit u zbulua nga një familjar që shkoi ta takonte. Më shumë se kërkimet është e rëndësishme të dokumentohet aktiviteti kriminal. Nëse marrin dënime të rënda, është e sigurt që një ditë do të kapen.

Shqipëria do të vazhdojë edhe për ca kohë ta ketë këtë problematikë. Këta janë njerëz që ua mban xhepi të qëndrojnë në ato vende. Të jesh në kërkim kërkon më shumë shpenzime se të jesh i lirë. Kemi edhe ish-zv.kryeministrin në kërkim”, tha Hoxha.

artan hoxha

Lini një Përgjigje