TAGS-AT E JAVËS

Kronike21 Mars 2024, 17:40

“Rri i qetë, mos e vrit mendjen për këtë punë”/ 13 kg kokainë drejt Italisë, zbardhen përgjimet mes pronarit dhe shoferit të autobusit

Shkruar nga Pamfleti

“Rri i qetë, mos e vrit mendjen për këtë

Detaje të reja kanë dalë nga hetimi i bërë ndaj pronarit të firmës së autobusëve “Durrës-Milano”, Mikel Pici dhe shoferit të linjës së autobusëve Piro Rushi, ku janë zbardhur përgjimet mes tyre.

Nga zbërthimi i telefonave të dy të akuzuarve, është bërë e mundur dhe gjetja e një bisede mes të dyve, Pici i thotë shoferit që të mos shqetësohet për atë që ka me vete pasi i kishte rregulluar ai punët.

Nga komunikimi midis shtetasve Mikel Pici dhe Piro Rushi evidentojmë:

Mikeli: Pse çfarë ke mos e vrit mendjen për këtë punë, rri i qetë nuk ke punë ti me rregull të dali njeri se i kam unë rri i qetë.

Piro: Mos fol, po autobusi ka qenë në Fier mos thuaj që ka qenë në Fier autobusi.

Mikeli: jo, jo.

Piro: Nuk ke qenë në Fier thuaj

Mikeli: jo jo nuk ke punë ti në rregull.

Janë zbërthyer gjithashtu të dy telefonat e Piro Rrushit, por në to nuk u konstatuan të dhëna në interes të hetimit.

Lini një Përgjigje