TAGS-AT E JAVËS

Kronike21 Mars 2024, 16:40

Vrasja e Gentjan Bejtjas, makina e ekzekutorëve erdhi nga Tirana; zbardhet roli i Ilir Beqarajt dhe Edison Haxhiut

Shkruar nga Pamfleti

Vrasja e Gentjan Bejtjas, makina e ekzekutorëve erdhi nga Tirana; zbardhet

Detaje të reja janë zbardhur në lidhje me vrasjen e Gentjan Bejtas më 15 mars në oborrin e banesës së tij në Larushk.

Makina “Land Rover” që përdorën vrasësit e Gentjan Bejtjes për të shkuar dhe për t’u larguar nga vendngjarja, pasditen e 15 Marsit erdhi nga Tirana.

Ky përfundim i grupit hetimor ka dalë pas analizimit të pamjeve filmike para vrasjes së 43-vjeçarit në oborrin e banesës së tij.

Po nga Tirana ka ardhur dhe makina tip Golf, në pronësi të të arrestuarit, Edison Haxhiu, me të cilën lëvizën 4 autorët pas djegies së Land Roverit në fshatin Hasan.

Ka të dhëna se shofer i makinës tip Golf të ketë qenë, Ilir Beqaraj megjithatë Policia dhe Prokuroria e Tiranës ende nuk kanë të dhëna konkrete për të vërtetuar këtë dyshim.

Për këtë arsye makina tip Volkswagen tashmë e sekuestruar nga policia e Tiranës është çuar për ekspertizë, pasi në brendësi të saj janë përftuar profile ADN-je, çka mund të çojë hetuesit tek vrasësit.

Hetuesit kanë gjetur gjurmë të ndryshme ekzaminimi i të cilave kërkon kohë për të bërë të mundur identifikimin e autorëve që mendohet se janë me pagesë.

Sakaq, sa i takon numrit të armëve të zjarrit të përdorura për vrasjen e Gentjan Bejtjes, ekspertiza ka dalë në përfundimin se autorët kanë përdorur 3 kallashnikovë.

Ndërkohë, pronari i automjetit tip golf, Edison Haxhiu akuzohet për sigurimin e kushteve dhe mjeteve për të kryer vrasje. Deri më tani të arrestuarit nuk kanë dhënë dëshmi për hetuesit, por që provat biologjike të gjetura në automjet mund të çojnë në zbardhjen e vrasjes.

Të mërkurën Gjykata caktoi masën e sigurisë “arrest me burg” për të dy, Beqarajn dhe Haxhiun.

 

vrasja gentjan bejtja makina ekzekutore tirana roli ilir beqaraj edison haxhiu

Lini një Përgjigje