TAGS-AT E JAVËS

Kronike21 Mars 2024, 15:49

U lanë në burg për ekzekutimin e ish-policit, avokati i Beqarajt dhe Haxhiut: Asnjëri s’ka lidhje me ngjarjen, Prokuroria nuk ka prova!

Shkruar nga Pamfleti

U lanë në burg për ekzekutimin e ish-policit, avokati i Beqarajt

Avokati i Ilir Beqarajt dhe Edison Haxhiut, të cilët u lanë në burg pasi dyshohet se janë autorë të vrasjes së Gentian Bejtjës, në një deklaratë për mediat ka mohuar pjesëmarrjen e tyre në ngjarje.

Ai u shpreh se Prokuroria ka pamjet filmike të Golfit, por nuk e provon dot se nëse është i njëjti me atë që është parë pranë vendngjarjes, në natën e krimit.

“Asnjëri nuk ka lidhje me ngjarjen që ka ndodhur. Provat e prokurorisë janë pamjet filmike të një automjeti, i ngjashëm me atë që u pa në vendngjarje, por nëse është i njëjti, nuk e provojnë dot. Edhe praninë e Ilir Beqarajt nuk arrin të provojë prokuroria. Ai ka qenë në shtëpi”, tha avokati mbrojtës.

Kujtojmë se Ilir Beqaraj alias Brahimi, alias Mançellari, dhe Edison Haxhiu, u arrestuan ditën e djeshme dhe janë dy të dyshuarit si autorë të vrasjes brenda banesës, të ish-policit Gentjan Bejtja, mbrëmjen e 15 marsit në Larushk të Fushë-Krujës.

Ilir Beqaraj dyshohet se është një nga autorët që ka marrë pjesë në ekzekutim, ndërsa Edison Haxhiu akuzohet se u ka vënë në përdorim autorëve mjetin tip ‘Golf’ për t'u larguar nga Fushë Kruja.

Zbërthimi  i lëvizjes së autorëve është identifikuar nga kamerat e sigurisë. Paraprakisht dyshohet se në këtë atentat kanë marrë pjesë katër persona, pasi edhe në brendësi të automjetit që u gjet i djegur, u konstatuan katër armë zjarri.

Referuar burimeve hetimore, ka dyshime se Ilir Beqaraj mund të jetë paguar për vrasjen e Gentian Bejtjas. Po ashtu ka dyshime se Beqarja është i implikuar në trafik të lëndëve narkotike.

Lini një Përgjigje