TAGS-AT E JAVËS

Kronike21 Mars 2024, 16:47

Po transportonte kokainë me vlerë 3 mln euro, arrestohet 40-vjeçari shqiptar në Itali!

Shkruar nga Pamfleti

Po transportonte kokainë me vlerë 3 mln euro, arrestohet

Një 40-vjeçar shqiptar ka rënë në prangat e policisë torineze, pasi u kap me 31 kg kokainë të pastër e cila sipas autoriteteve italiane ishte e destinuar për tu shitur në rajonet veriore të Italisë, kryesisht në Piemonte.

Hetimet disa ditore nxorën në pah se disa automjete, në dispozicion të subjekteve shqiptare, përdoreshin për “shpërndarjen” e drogës në Piemonte. Hetimet bënë të mundur identifikimin e një makine specifike që mund të përdorej për transportin e drogës në territorin përkatës. 

Efektivët e Njësisë së Policisë Ekonomiko-Financiare, natën mes 18 dhe 19 marsit, kanë lokalizuar automjetin në Emilia Romagna, veçanërisht në provincën e Ravenës, duke udhëtuar në drejtim të zonave veriperëndimore të vendit. 

Automjeti i është nënshtruar një kontrolli të posaçëm në rrugë, duke përdorur edhe ndihmën e qenit. Gjatë veprimeve policore, qeni i drogës “KENIA” i Grupit të Policisë Financiare të Ravenës ka raportuar menjëherë për praninë e lëndëve narkotike në automjet. Pas zbulimit më të thelluar të makinës, u gjetën 27 blloqe kokainë, me peshë totale 31.155 kg, të fshehura brenda dy fundeve të vendosura në pjesën e pasme të kabinës së pasagjerëve.

Kjo sasi lënde narkotike, nëse do të hidhej në tregun “me pakicë”, mund të kishte sjellë të ardhura të paligjshme mbi 3 milionë euro. 

Në përfundim të veprimtarisë, shqiptari u arrestua në flagrancë për veprën penale të trafikimit dhe mbajtjes së paligjshme të lëndëve narkotike ose psikotrope, me rrethanë rënduese sasi të mëdha.

Lini një Përgjigje