
Rindërtohet skema e atentatit në Larushk të Fushë - Krujë ndaj Gentjan Bejtjas.
Skema e publikuar në “Front Line”, nis me momentin kur makina e vrasësve futet në rrugicën në afërsi të banesës së Bejtjas e rrethuar në tre anët e saj me avlli muri.
Tre nga katër atentatorët dalin nga Land Rover, kurse shoferi gjithashtu i armatosur, qendroi në timon.
Më pas dy prej tyre kanë hyrë në afërsi të serës ku ndodhej Bejtja dhe e kanë qëlluar me breshëri kallashnikovi. Edhe pse i gjakosur Bejtja vrapoi të shpëtonte, mbërriti i gjakosur disa metra, ku dhe u shemb përtokë i vrarë.
Më pas autorët janë larguar me makinën e tyre në drejtim të Thumanës pranë mbikalimit të Fushë-Krujës në afërsi të fshatit Hasan. Aty kanë lënë makinën që përdorën për të shkuar në shtëpinë e Bejtjes, ndërsa në skenë futet një person i pestë që i ka pritur dhe më pas i ka larguar në drejtim të fshatit Bubq.
Pistat kryesore të vrasjes lidhen me të shkuarën e viktimës, si i dyshuar për ngjarje të rënda kriminale ku në disa mendohet se ka qenë ekzekutor, në të tjera me role dytësore si vëzhgues.
Lini një Përgjigje