TAGS-AT E JAVËS

Kronike27 Shtator 2023, 07:33

Zbardhen detaje nga vrasja e Fatjon Dervishit në Durrës, ishte në makinë me një shok kur u qëllua; pista që po hetohet 

Shkruar nga Pamfleti
Zbardhen detaje nga vrasja e Fatjon Dervishit në Durrës, ishte në
Pamje nga vendi i ngjarjes

Detaje të reja janë zbardhur në lidhje me vrasjen e Fatjon Dervishit pak pas mesnate në Durrës. Viktima është banor i zonës Katund Sukth dhe nuk është person me precedent të mëparshëm penal. Mirëpo ai është nipi i një personazhi të njohur në zonën e Sukthit.

Në momentin kur e kanë qëlluar Fatjon Dervishi ishte duke drejtuar makinën dhe bashkë me të në mjet ka qenë edhe një shoku i tij.

Mësohet se 38-vjeçari është qëlluar me armë automatike. 2 plumba e kanë përshkuar në trup duke i dëmtuar organet vitale. Ende nuk ka dalë rezultati i ekspertizës.

Personi tjetër nuk është prekur nga plumbat.

Sipas dëshmisë së këtij të fundit rezulton se ata kishin qenë në një lokal dhe po ktheheshin për në shtëpi kur janë goditur.

Policia e Durrësit e përforcuar nga forca policore të ardhur nga Tirana po punon për zbardhjen e ngjarjes Janë pyetur 10 persona deri tashti për të mundësuar zbardhjen e ngjarjes.

vrasja e fatjon dervishit

Lini një Përgjigje