TAGS-AT E JAVËS

Kronike27 Shtator 2023, 07:01

Ekzekutohet me armë Fatjon Dervishi, dy grupe të FNSH-së Tiranë nisen drejt Durrësit

Shkruar nga Pamfleti

Ekzekutohet me armë Fatjon Dervishi, dy grupe të FNSH-së

Një ekzekutim me armë zjarri ka ndodhur pas mesnatës në Sukth të Durrësit, ku një 38-vjeçar mbeti i vrarë.

Mësohet se viktima është Fatjon Dervishi, nipi i një personazhi të njohur në zonën e Sukthit.


Ndaj viktimës u qëllua me breshëri arme nga persona të panjohur. 38-vjeçari ndërroi jetë në spital.

Njoftimi paraprak i Policisë së Durrësit:

Në Katund, Sukth, tek shinat e trenit, nga persona ende të paidentifikuar është qëlluar me armë zjarri shtetasi F.J. 38 vjeç, i cili u transportua menjëherë në spital për ndihmë mjekësore, por si pasojë e plagëve të marra ka ndërruar jetë në spital.

Shërbimet e Policisë me marrjen e njoftimit kanë shkuar menjëherë në vendngjarje.

Në ndihmë të Policisë vendore janë nisur dy grupe të Fnsh-së Tiranë.

Grupi hetimor ka shkuar në vendngjarje dhe në bashkëpunim me Prokurorin vijon veprimet për zbardhjen dhe dokumentimin e rrethanave të ngjarjes, me qëllim identifikimin dhe kapjen e autorit/ve.

Ndërkohë shërbimet e Policisë kanë ngritur pika kontrolli dhe vijon krehja e zonës.

Lini një Përgjigje