TAGS-AT E JAVËS

Kronike26 Shtator 2023, 18:50

Ndërhyri në sistemin kompjuterik, përjashtohet nga Policia e Shtetit efektivja e Rinasit

Shkruar nga Pamfleti

Ndërhyri në sistemin kompjuterik, përjashtohet nga Policia e

Oficerja 29-vjeçare e cila u arrestua ditën e sotme në Rinas për ndërhyrje në të dhënat kompjuterike, është shkarkuar nga detyra.

Sipas njoftimit të policisë, Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, ka miratuar propozimin e Drejtorisë së Standardeve Profesionale për përjashtimin e menjëhershme të 29-vjeçares, Sulltane Kuka.

Kujtojmë se Agjencia e Mbikëqyrjes Policore ka ndaluar më herët 29-vjeçaren, me detyrë Trup Shërbimi në Seksionin e Sigurisë, në Komisariatin e Policisë Rinas. Kjo pasi oficerja në fjalë ka ndëhyrë në sitemin kompjuterik duke hequr nga nga statusi ‘Alert’ një automjet të futur në listën e zezë të policisë.

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit ka miratuar propozimin e Drejtorisë së Standardeve Profesionale në Policinë e Shtetit, për përjashtimin e menjëherëshëm nga Policia e Shtetit, të punonjëses së Policisë së Shtetit, inspektore S. K., 29 vjeçe, me detyrë trup shërbimi në Seksionin e Sigurisë, në Komisariatin e Policisë Kufitare Rinas.

Përjashtimi i kësaj punonjëseje u bë për shkelje të Rregullores së Policisë së Shtetit, neni 208, pika 3 “Përdor pozitën si punonjës policie për përfitime personale”, pasi datë 25.09.2023, gjatë inspektimit të bërë nga grupi i inspektimit i Drejtorisë së Policisë Rrugore në OASH-në, në Sektorin e Policisë Rrugore në DVP Lezhë, u konstatua se një automjet i shpallur “Alert”, ishte hequr nga sistemi në mënyrë të kundërligjshme. Po nga verifikimet e kryera nga gupi i inspektimit i Drejtorisë së Policisë Rrugore dyshohet se automjeti është hequr nga “Alert, nga punonjësja e Policisë S. K.

Për këtë rast, AMP ka bërë ndalimin e kësaj punonjëseje policie, për kryerjen e veprave penale “Shpërdorimi i detyrës”, “Korrupsioni pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike” dhe “Ndërhyrja në të dhënat kompjuterike”.

Policia e Shtetit është e vendosur për të larguar nga radhët e saj cilido punonjës police që abuzon me detyrën dhe në këtë kuadër fton qytetarët të denoncojnë çdo rast abuzimi me detyrën nga ana e punonjësve të Policisë, duke iu garantuar anonimat të plotë dhe reagim të menjëhershëm”, njofton policia.

përjashtohet efektivja

Lini një Përgjigje