TAGS-AT E JAVËS

Kronike26 Shtator 2023, 17:24

U ekzekutua me breshëri plumbash, del fotoja e Martin Bardhit që mbeti viktimë e atentatit në Rrëshen

Shkruar nga Pamfleti
U ekzekutua me breshëri plumbash, del fotoja e Martin Bardhit që mbeti
Martin Bardhi

Personi që shihni në foto është 59-vjeçari Martin Bardhi, i cili humbi jetën ditën e sotme si pasojë e një atentati që ju bë në një lokal në Rrëshen.

Viktima kishte pak kohë që ishte liruar nga burgu, pasi u arrestua në muajin Mars të këtij viti si një nga autorët e të shtënave me armë në drejtim të makinës së Saimir Reçit në Rrëshen.

Ngjarja ndodhi më 26 Mars dhe të përfshirë ishin edhe djali i Martin Bardhit, Erind Bardhi dhe një 28-vjeçar tjetër me lidhje gjaku me familjen Bardhi.

Shkak për këtë ngjarje të rëndë u bë një sherr për vendin e parkimit mes Erind Bardhit dhe Saimir Reçit.

martin bardhi rrëshen

Lini një Përgjigje