TAGS-AT E JAVËS

Kronike29 Prill 2024, 09:53

Vrau pronarin serb të lokalit në Gjermani, zbardhet identiteti i shqiptarit (Video)

Shkruar nga Pamfleti

Vrau pronarin serb të lokalit në Gjermani, zbardhet identiteti i

Detaje të reja nga vrasja në Gjermani ku një shqiptar i Kosovës qëlloi për vdekje pronarin e një restoranti në qendër të qytetit të Duseldorfit.

I dyshuari është Rrustem Llapi, është arrestuar nga policia. I vrarë ka mbetur Aleksandër Stefanoviç, me nacionalitet serb, i njohur për arte marciale.

Sipas mediave vendase, pronari 38-vjeçar i një lokali në lagjen Friedrichstadt ka debatuar 52-vjeçarin me origjinë nga Kosova.

Ata dolën jashtë restorantit për të zgjidhur debatin me tyre, por sherri u përshkallëzua dhe 52-vjeçari ka nxjerrë papritur armën dhe ka qëlluar disa herë viktimën.

Pamje nga vrasja e Aleksandër Stefanoviç, me nacionalitet serb

Pak më vonë, policia ka mundur të arrestojë pa rezistencë një person të armatosur me armë zjarri para lokalit. 

Sipas policisë, personi i arrestuar është një kosovar 52-vjeçar me banim në Gjermani. Aktualisht është e paqartë nëse autori dhe viktima njiheshin me njëri-tjetrin.

Lini një Përgjigje