
Një ngjarje e rëndë është regjistruar në qytetin e Duseldorfit në Gjermani, ku një shqiptar ka qëlluar me armë zjarri një pronar lokali në Gjermani.
Mësohet se shqiptari teksa ka qenë në një lokal, ka nisur të debatojë pronarin e tij.
Pas debatit, pronari 38-vjeçar së bashku me shqiptar 52-vjeç, kanë dalë jashtë lokalit, me qëllim për të zgjidhur debatin.
Debati jo vetëm që nuk është zgjidhur, por ka përfunduar deri në atë pikë ku shqiptari ka nxjerrë armën papritur dhe ka qëlluar disa herë viktimën.
Pas ngjarjes, shqiptari është rifutur në lokal dhe ka kërcënuar klientët e tjerë të pranishëm.
Aktualisht është e paqartë nëse autori dhe viktima njiheshin me njëri-tjetrin.



Lini një Përgjigje