TAGS-AT E JAVËS

Kronike29 Prill 2024, 07:18

E rëndë/ Aksident me pasojë vdekje në aksin Pogradec-Qafë Thanë, pasagjeri ndërron jetë

Shkruar nga Pamfleti

E rëndë/ Aksident me pasojë vdekje në aksin

Një aksident i rëndë ka ndodhur rreth orës 4:50 në aksin rrugor “Pogradec-Qafë Thanë” pranë fshatit Memëlisht.

Automjeti tip “Benz” me drejtues shtetasin D. Y., 46 vjeç, është përplasur me automjetin tip “Citroen” me drejtues shtetasin Y. M., 58 vjeç.

Për pasojë janë dëmtuar drejtuesi i automjetit tip “Citroen” 58-vjeçari Y. M., i cili ndodhet jashtë rrezikut për jetën dhe shtetasi F. Z., 80 vjeç, banues në fshatin Çetë, Devoll, pasagjer në këtë automjet, i cili për pasojë ndërroi jetë.

Shkaku paraprak i aksidentit dyshohet se ka qenë kalimi në korsinë tjetër të rrugës, duke mos mbajtur krahun e duhur të lëvizjes, nga ana e drejtuesit të automjetit tip “Benz” shtetasit D. Y.

Me drejtuesit e automjeteve po kryhen veprimet e mëtejshme procedurale.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të aksidentit.

aksident pogradec

Lini një Përgjigje