TAGS-AT E JAVËS

Kronike 6 Shtator 2024, 11:11

Vrasja për 75 mijë euro/ Bashkëpunëtori i djalit që vrau babanë në Durrës mohon akuzat: Lajmin e pashë në televizor

Shkruar nga Pamfleti
Vrasja për 75 mijë euro/ Bashkëpunëtori i djalit që
Edison Brahaj

Edison Brahaj, i arrestuar dje nga policia e Durrësit si bashkëpunëtor i 30 vjeçarit Esmerald Balla  për dhënie ndihme të autorit të krimit dhe fshehje të kufomës, ka mohuar akuzat se ka qenë pjesë e krimit të rëndë.

I marrë në pyetje ditën e djeshme menjëherë pas arrestimit, ai ka deklaruar se Esmeraldin e ka shkok prej vitesh dhe se nuk kishte dijeni për ngjarjen.

“Une e kam shok Esmeraldin dhe  vetë nuk kam asnjë lidhje me ngjarjen. Nuk dija asgjë derisa e pashë në televizor se çfarë kishte ndodhur, dija vetëm që babi i tij ishte larguar nga shtëpia se kështu më kishte thënë vetë Esmeraldi dhe vetëm kaq. Që Enveri ishte vrarë këtë e mësova vetëm nga lajmet që dolën në televizione. Unë e pranoj që kam njohje me Esmeraldin por vetëm kaq, me ngjarjen nuk kam lidhje fare. As i kam dhënë ndihmë atij, as kam fshehur diçka në lidhje me vrasjen”, tha 25-vjeçari në dëshminë e tij.

Edison Brahaj akuzohet për veprën penal 'Moskallëzim i krimit' dhe 'Fshehja dhe asgjësimi i kufomës.'

Si ndodhi ngjarja:

Ngjarja e rëndë dyshohet se ka ndodhur në fillim të muajit gusht, konkretisht më 11 gusht, ku pas një debati me të atin për paratë e kursyera (75 mijë euro) pranë fermës së tyre, i riu e ka qëlluar 62- vjeçarin duke e lënë të vdekur në vend. Armën e krimit e ka hedhur në një kanal, ndërsa trupin e babait e ka transportuar dhe hedhur në një pus në një arë të këtij fshati, rreth 1 kilometër larg nga vendi i ngjarjes. Dy ditë më vonë, më 13 gusht, 30- vjeçari ka kallëzuar në Komisariatin e Policisë Durrës se prej mëngjesit të po kësaj date, babai i tij ishte larguar nga banesa me një shtetase të panjohur për të dhe pas këtij momenti, 30-vjeçari kishte shkëputur kontaktet me babanë dhe nuk kishte mundur të lidhej më me të.

Gjithashtu, Esmerald Balla ka deklaruar se dyshonte se kjo shtetase mund ta kishte vrarë babanë e tij dhe se 62-vjeçari nuk kishte arsye që të largohej nga banesa. Djali tjetër i viktimës, pasi është njoftuar se babai ishte larguar nga banesa, është kthyer nga Italia dhe ka kallëzuar në polici se në rrjetin social “Instagram” i ka shkuar një mesazh nga një shtetase e panjohur prej tij. Në mesazh thuhej që familjarët të mos e kërkonin 62-vjeçarin, pasi ai ishte larguar me pushime. Strukturat hetimore të DVP Durrës, duke qenë para këtyre fakteve, kanë intensifikuar hetimet dhe kërkimet, pasi lindën dyshime se kishim të bënim me një krim brenda familjes.

Si rezultat i veprimeve intensive u bë e mundur zbardhja e ngjarjes, kapja dhe arrestimi i djalit të viktimës, i cili ka pranuar autorësinë e këtij krimi. Policia njoftoi gjithashtu se ka vënë në pranga një tjetër person në lidhje me ngjarjen e rëndë. Në pranga është vënë në 25- vjeçar të identifikuar si Edison Brahaj, i cili dyshohet se ka ndihmuar 30-vjeçarin të transportojë trupin e pajetë të të atit. Gjatë kontrollit në banesën e Brahajt u gjet dhe u sekuestrua një shumë prej 145 000 lekësh.

edison brahaj esmerald balla 

Lini një Përgjigje