TAGS-AT E JAVËS

Kronike 4 Janar 2024, 09:30

Vrasja në Tiranë, flet pronarja e banesës ku jetonte Lulzim Cami: Dëgjova gratë të bërtisnin kur panë viktimat

Shkruar nga Pamfleti

Vrasja në Tiranë, flet pronarja e banesës ku jetonte Lulzim Cami:

Mëngjesin e sotëm zona e Freskut në Tiranë u trondit nga një ngjarje e rëndë me dy viktima.

Mësohet se Vehap Faik Cami, 63-vjeç ka qëlluar me armë zjarri, tip pistoletë vëllanë e tij, Lulëzim Faik Cami, 68 vjeç dhe me pas veten.

Ndërkohë, mbi ngjarjen ka folur edhe pronarja e shtëpisë ku jetonte me qera, viktima, 68-vjeçari Lulëzim Cami.

“I dëgjova të bërtisnin gratë kur i gjetën. Ata ishin me qera. Vëllanë që erdhi nuk e njihja, ka ardhur në mëngjes këtu. Vëllai që jetonte këtu ishte i rregullt me qeranë”, ka deklaruar ajo.

 

lulzim cami banese vrasje tirane

Lini një Përgjigje