
Një ngjarje e rëndë ka tronditur mëngjesin e sotëm zonën e Freskut në Tiranë, ku vëllai ka vrarë me armë zjarri vëllanë e më pas ka vrarë veten.
Ishte ora 07:40 kur banorët e rrugës “Xhon Belushi” në zonën e Freskut në Tiranë dëgjuan të bërtitura nga shtëpia e Lulëzim Camit 69 vjeç.
Kështu e përshkruajnë banorë të zonës krimin e rëndë brenda familjes që tronditi kryeqytetin mëngjesin e kësaj të enjte, ku vëllai vrau vëllain e më pas veten.
Banore e zonës: I dëgjova unë duke bërtitur, se bërtisnin gratë kur i gjetën.
Gazetari: Si i njihnit? Ishin të rregullt?
Banore e zonës: Të rregullt. I vëllai nuk rri këtu, nuk e di ku rri. Erdhi në mëngjes edhe…
Sipas Policisë së Tiranës, rezulton se Vehap Cami 63 vjeç qëlloi me pistoletë vëllain Lulëzim Cami 69 vjeç. Më pas u vetëvra. Krimi ndodhi në banesën e Lulëzim Camit rreth orës 07:40.
“Më datë 04.01.2023, në rrugën “Xhon Belushi”, te Fresku, shtetasi V. C., 63 vjeç, ka vrarë me armë zjarri vëllanë e tij, shtetasin L. C., 68 vjeç, dhe më pas ka vrarë veten.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të kësaj ngjarjeje", njofton policia.
Lini një Përgjigje