TAGS-AT E JAVËS

Kronike 4 Janar 2024, 08:46

Vëllai vrau vëllanë dhe më pas veten në Tiranë, policia zbardh detaje

Shkruar nga Pamfleti

Vëllai vrau vëllanë dhe më pas veten në Tiranë,

Sipas informacioneve të policisë, ngjarja ka ndodhur në rrugën “Xhon Belushi”, te Fresku.

Një ngjarje e rëndë në familje tronditi kryeqytetin mëngjesin e  kësaj të enjteje.

Pas një konflikti mes dy vëllezërve, Veap Cami, 63-vjeç ka vrarë Lulzim Camin, 68 vjeç dhe më pas ka vrarë veten.

Ngjarja ka ndodhur në banesën e Lulzim Camit. 

Sipas informacioneve të policisë, ngjarja ka ndodhur në rrugën “Xhon Belushi”, te Fresku.

Më datë 04.01.2023, në rrugën “Xhon Belushi”, te Fresku, shtetasi V. C., 63 vjeç, ka vrarë me armë zjarri vëllanë e tij, shtetasin L. C., 68 vjeç, dhe më pas ka vrarë veten.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të kësaj ngjarjeje.”-njofton policia.

 

Lini një Përgjigje