
Detaje të reja mësohen nga ngjarja e rëndë që tronditi kryeqytetin në orët e para të mëngjesit të sotëm, ku vëllai vrau vëllanë dhe më pas veten.
Dy viktimat janë Vehap dhe Lulëzim Cami.Ndërkohë që Vehap Cami, një ditë më parë festoi edhe ditëlindjen e tij të 63-të, e që për të ishte edhe e fundit.
Viktima Lulëzim Cami jetonte në banesën ku ndodhi krimi ndërsa autori i ngjarjes Vehap Cami jetonte në Lundër.
Ky i fundit ka shkuar në banesën e Lulëzimit dhe ka hyrë brenda. Burime bëjnë me dije se nuk kanë pasur debat përpara krimit gjatë ditës së sotme, por ka nxjerr direkt pistoletën dhe ka qëlluar.
Në momentin që ka hyrë në banesë kanë qenë edhe familjarë të tjerë të Lulëzimit që fatmirësisht nuk janë lënduar.
“Tiranë/Informacion paraprak
Më datë 04.01.2023, në rrugën “Xhon Belushi”, te Fresku, shtetasi V. C., 63 vjeç, ka vrarë me armë zjarri vëllanë e tij, shtetasin L. C., 68 vjeç, dhe më pas ka vrarë veten.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të kësaj ngjarjeje”, njoftoi policia.
Lini një Përgjigje