
Të tjera detaje janë zbardhur në lidhje me vrasjen e ndodhur në Durrës, ku 40-vjeçari Halil Koka mbeti viktimë, pas një debati me 35-vjeçarin Ilir Koçilja.
Një nga dëshmitaret tha se autori po e ndiqte me vrap 40-vjeçarin, ndërkohë që viktima pasi ke bërë disa hapa është rrëzuar dhe më pas ka ndërruar jetë pranë koshave.
“Erdhën që këtë nga tatimet me vrap. Ai po e ndiqte me vrap, por unë nuk e pashë. Ai erdhi, u rrëzua dhe ngeli aty te koshat”, tha një dëshmitar për mediat, i cili theksoi se “ambulanca dhe policia erdhën në kohë”.
"Plagosi me mjet prerës (thikë) një shtetas i cili humbi jetën gjatë transportimit për në spital, Policia identifikon autorin dhe vijon kontrollin dhe ndjekjen për kapjen e tij.
Rreth orës 12:30, në lagjen nr. 4, dyshohet se gjatë një konflikti të çastit, shtetasi I. K. ka goditur me mjet prerës (thikë), shtetasin H. K., i cili si pasojë, ka humbur jetën gjatë transportimit në spital
Shërbimet e Policisë kanë shkuar menjëherë në vendngjarje, kanë rrethuar zonën dhe po bëjnë krehjen e saj, me qëllim kapjen e shtetasit I. K. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të kësaj ngjarjeje", njofton policia.
Lini një Përgjigje