TAGS-AT E JAVËS

Kronike14 Shkurt 2024, 13:38

Zbardhen detaje të reja nga vrasja në Durrës, autori dhe viktima banonin në një lagje

Shkruar nga Pamfleti

Zbardhen detaje të reja nga vrasja në Durrës, autori dhe viktima

Zbardhen detaje të reja nga ngjarja e rëndë në Durrës, ku ditën e sotme një 40-vjeçar humbi jetën pas goditjeve me thikë.

Ngjarja ndodhi në afërsi të shkollës 9-vjeçare “Jusuf Puka”.

Autori i dyshuar, Arben Koçilja, 35 vjeç, goditi me thikë në zemër Halil Kokën, i cili ndërroi jetë rrugës për në spital.

40-vjeçari dhe i riu raportohet se ishin banorë të lagjes nr.4 të qytetit bregdetar, ku ndodhi edhe krimi rreth orës 12:30 të mesditës së sotme.

Koçilja është shpallur në kërkim nga uniformat blu.

“Plagosi me mjet prerës (thikë) një shtetas i cili humbi jetën gjatë transportimit për në spital, Policia identifikon autorin dhe vijon kontrollin dhe ndjekjen për kapjen e tij. Rreth orës 12:30, në lagjen nr. 4, dyshohet se gjatë një konflikti të çastit, shtetasi I. K. ka goditur me mjet prerës (thikë), shtetasin H. K., i cili si pasojë, ka humbur jetën gjatë transportimit në spital

Shërbimet e Policisë kanë shkuar menjëherë në vendngjarje, kanë rrethuar zonën dhe po bëjnë krehjen e saj, me qëllim kapjen e shtetasit I. K. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të kësaj ngjarjeje”, njoftoi policia.

detaje të reja vrasja në durrës

Lini një Përgjigje