
Një sherr me thika ka ndodhur ditën e sotme në Durrës ndërsa një person ka humbur jetën si pasojë e goditjeve.
Raportohet se ngjarja ka ndodhur pas një sherri mes dy personave, ku Ilir Koçilja ka qëlluar me thikë Halil Kokën, 40-vjeç i cili ka mbetur i plagosur.
Koka është dërguar me urgjencë në spital po si pasojë e plagëve të marra ka ndërruar jetë rrugës.
Sherri fillimisht ka nisur me konfrontim fizik e më pas ka agravuar në përdorimin e thikës, ndërsa shkaqet janë ende të paqarta.
Sakaq, 34-vjeçari është shpallur në kërkim nga policia.
"Plagosi me mjet prerës (thikë) një shtetas i cili humbi jetën gjatë transportimit për në spital, Policia identifikon autorin dhe vijon kontrollin dhe ndjekjen për kapjen e tij.
Rreth orës 12:30, në lagjen nr. 4, dyshohet se gjatë një konflikti të çastit, shtetasi I. K. ka goditur me mjet prerës (thikë), shtetasin H. K., i cili si pasojë, ka humbur jetën gjatë transportimit në spital
Shërbimet e Policisë kanë shkuar menjëherë në vendngjarje, kanë rrethuar zonën dhe po bëjnë krehjen e saj, me qëllim kapjen e shtetasit I. K. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të kësaj ngjarjeje", thuhet në njoftimin e policisë.
Lini një Përgjigje