
Një 19-vjeçar është proceduar penalisht nga policia e Gjirokastrës pasi qëlloi me thikë një bashkëmoshatarin e tij.
Pas një debati për motive të dobëta, 19-vjeçari A.Q., ka nxjerr thikë që mbante me vete dhe ka qëlluar në drejtim të bashkëmoshatarit.
Ky i fundit mori plagë të lehtë dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
“Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Gjirokastër referuan materialet në Prokurori, ku nisën procedimet në gjendje të lirë për:
-shtetasin A. Q., 19 vjeç, banues në Tepelenë, pasi ditën e djeshme, dyshohet se për motive të dobëta, ka dëmtuar lehtë, me mjet prerës (biçak), një bashkëmoshatar të tij”, njofton policia.
Lini një Përgjigje