TAGS-AT E JAVËS

Kronike13 Shkurt 2024, 16:29

Kërcet grushti në Tiranë/ I mori 30 mijë euro borxh dhe nuk ja ktheu, e sulmon edhe fizikisht

Shkruar nga Pamfleti

Kërcet grushti në Tiranë/ I mori 30 mijë euro borxh dhe nuk

Një konflikt mes dy personave është shënuar sot në rrugën Ndre Mjeda në Tiranë.

Shkak i konfliktit është bërë një sasi parash që njëri prej tyre kishte huazuar nga tjetri.

Sapo njëri prej tyre ka dalë nga një lokal është goditur me grusht ndërsa agresori më pas është larguar me shpejtësi nëpër rrugicat e zonës.

I dëmtuari pretendon se i ka dhënë borxh personit që e ka goditur me grusht shumën prej 30 mijë eurosh.

Ky i fundit në debat e sipër duke mos pranuar që t’i shlyejë borxhin e ka goditur dhe është larguar.

Ndërkohë personi që ka pësuar dhunën nuk ka pranuar të bëjë as denoncim.

Ngjarja u denoncua në polici nga personat që kanë qenë të pranishëm.

konflikt borxh

Lini një Përgjigje