TAGS-AT E JAVËS

Kronike13 Shkurt 2024, 12:51

I dha ilaçe të gabuara pacientes e cila më pas përfundoi në spital, shpallet në kërkim farmacistja në Tiranë

Shkruar nga Pamfleti

I dha ilaçe të gabuara pacientes e cila më pas përfundoi

Një farmaciste 22-vjeçare është shpallur në kërkim nga policia e Tiranës, pasi dyshohet se i ka dhënë ilaçe të gabuara pacientes.

E reja i ka dhënë mjekim të gabuar pacientes M. K., 38 vjeçe, dhe si pasojë e konsumimit të tyre, 38-vjeçares iu kanë shkaktuar probleme shëndetësore.

Policia ka shpallur në kërkim S.H, e cila ishte e punësuar në një farmaci në rrugën e Dibrës.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 4 kanë referuar materialet në Prokurori dhe po punojnë për kapjen e shtetases S. H., 22 vjeçe (farmaciste). Kjo shtetase, duke qenë e punësuar në një farmaci në Rrugën e Dibrës, dyshohet se i ka dhënë gabimisht medikamente mjekësore, shtetases M. K., 38 vjeçe, dhe si pasojë e konsumimit të tyre, 38-vjeçares iu kanë shkaktuar probleme shëndetësore.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme.’- njofton policia.

Lini një Përgjigje