TAGS-AT E JAVËS

Kronike14 Shkurt 2024, 10:37

Vjedhja e dyqanit '3 vëllezërit Fejzo' në Myslym Shyr, policia identifikon autorin; publikohet fotoja

Shkruar nga Pamfleti
Vjedhja e dyqanit '3 vëllezërit Fejzo' në Myslym Shyr,
Afrim Dulaj

Është zbardhur nga Komisariati i Policisë Nr. 2, vjedhja e ndodhur më datë 09.02.2024, në një dyqan celularësh, në rrugën “Myslym Shyri”.

Autori i dyshuar është identifikuar një 43-vjeçar me emrin Afrim Dulaj. 

'Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 2, në vijim të veprimeve për zbardhjen dhe dokumentimin e ngjarjes së ndodhur më datë 09.02.2024, në një dyqan celularësh, në rrugën “Myslym Shyri”, kanë vijuar hetimet e thelluara për identifikimin e autorit të rastit.

Si rezultat i punës intensive hetimore, u bë identifikimi dhe shpallja në kërkim e autorit të dyshuar, shtetasit Afrim Dulaj, i ditëlindjes 02.11.1980, banues në Tiranë.

DVP Tiranë fton qytetarët që të japin informacion për autorin e kësaj ngjarjeje dhe vendos shpërblim 5000 euro, për çdo informacion të vlefshëm që do të çojë në kapjen e tij.

Drejtoria Vendore e Policisë Tiranë vendos në dispozicion të qytetarëve, numrat e telefonit 112 dhe +355 69 410 0118, duke garantuar anonimatin e plotë të çdo telefonuesi.', njfton policia.

Si ndodhi ngjarja: 

Ora shënonte 09:30 të datës 9 shkurt kur një i ri hyri në një dyqan celularësh në rrugën “Muhamet Gjollesha” në Tiranë, shumë pranë “21 Dhjetorit”. Ai nuk ishte i interesuar të blinte, por nën kërcënimin e asaj që dyshohet se ishte armë, i tha shitësit të dyqanit “3 Vëllezërit Fejzo” që duhej t’i jepte celularët.

Nga aty, autori i grabitjes mundi të largohet me 15 copë dhe në pak sekonda u zhduk në këmbë nëpër rrugicat ngjitur, duke humbur gjurmët. Për fat të mirë në këtë ngjarje askush nuk u lëndua, përveç dëmeve materiale të kostos së produkteve të shtrenjta.

Agresori ishte i mirë përgatitur, mbante maskë të zezë në fytyrë, xhup të kuq me kapuç, xhins blu, doreza dhe atlete të zeza, siç duket në këtë foto të fiksuar nga një prej kamerave të sigurisë së dyqanit, duke e bërë të pamundur identifikimin përmes pamjeve.

vjedhja e dyqanit \\\'3 vëllezërit fejzo\\\' policia identifikon autorin

Lini një Përgjigje