TAGS-AT E JAVËS

Kronike10 Dhjetor 2025, 14:55

Vrasja e pronarit grek dhe punëtorit shqiptar, arrestohet nipi dhe miku i tij biznesmen

Shkruar nga Pamfleti

Vrasja e pronarit grek dhe punëtorit shqiptar, arrestohet nipi dhe miku i

Nipi i pronarit të kampingut në Finikounda dhe një mik i tij biznesmen nga Athina u arrestuan, si pjesë e hetimit për vrasjen e dyfishtë.

Arrestimet vijnë pas disa muajsh hetime. Në muajin nëntor, policia greke kreu kontrolle në dyqanet e biznesmenit ku punonte 22-vjeçari, i cili është arrestuar për vrasjen e pronarit 68-vjeçar të kampingut dhe mikut të tij shqiptar.

Biznesmeni nga Athina, përveçse punëdhënës i njërit prej dy të rinjve të akuzuar për ekzekutimin e pronarit të kampingut dhe shqiptarit, ishte edhe personi që nipi i viktimës telefonoi pas vrasjes së dyfishtë.

Nipi i grekut ishte edhe i vetmi dëshmitar okular i vrasjes. Ai ka deklaruar se telefonata e parë që bëri përmes partneres së tij ishte tek pronari i kafenesë në Kolonaki, i cili ishte punëdhënësi i njërit prej 22-vjeçarëve të dyshuar si bashkëpunëtorë të vrasjes.

“Që të kuptoni se cila është marrëdhënia ime me G. (ish-punëdhënësi i të pandehurit), pas sulmit ai është personi i parë që i kërkova të dashurës sime të telefononte dhe të më informonte sepse isha në gjendje shoku dhe nuk mund të flisja. Ajo e telefonoi nga celulari i saj sepse i imi ishte në vendin e ngjarjes”, tha ai.

Lini një Përgjigje