TAGS-AT E JAVËS

Kronike10 Dhjetor 2025, 12:48

SHBA publikon listën e kriminelëve të huaj më të rrezikshëm, mes tyre katër shqiptarë (Emrat)

Shkruar nga Pamfleti
SHBA publikon listën e kriminelëve të huaj më të
Departamenti Amerikan i Sigurisë Kombëtare

Departamenti Amerikan i Sigurisë Kombëtare (DHS) ka bërë publike listën e parë zyrtare të të huajve më të rrezikshëm të arrestuar së fundmi nga Shërbimi i Imigracionit dhe Doganave (ICE), në kuadër të operacionit për deportimet masive të nisura nga administrata e Presidentit Donald Trump.

Në njoftimin zyrtar, DHS thekson se po përmbush premtimin për goditjen e emigracionit të paligjshëm, duke nisur nga personat me dosje të rënda kriminale.

“Nën drejtimin e nënsekretares Noem, burrat dhe gratë e DHS dhe ICE po zbatojnë deportime masive,  duke filluar me më të këqijtë e më të këqijve, përfshirë emigrantët e paligjshëm që shihni këtu”, thuhet në deklaratë.

Katër shqiptarë në listën e të huajve më të rrezikshëm

Mes emrave të publikuar nga autoritetet amerikane, rezultojnë edhe katër shtetas shqiptarë, të arrestuar në shtete të ndryshme të SHBA-së, me dënime të rëndësishme penale:

Vasil Vukaj, i dënuar për vrasje – arrestuar në Kaliforni.

Florjan Delija, i dënuar për sulm fizik – arrestuar në Nju Jork.

Adush Muçaj, i dënuar për sulm – arrestuar në Jutah.

Marian Makai, i dënuar për vjedhje, sjellje të parregullt dhe kërcënime terroriste – arrestuar në Kaliforni.

SHBA publikon listën e kriminelëve të huaj më të

Edhe kosovarë në listën e ICE

Nikollë Lleshaj 

Besart Hoxha

DHS njofton se prioritet i operacioneve mbeten individët me rekorde kriminale dhe ata që paraqesin rrezik për sigurinë publike në SHBA.
Autoritetet paralajmërojnë se faza e dytë e operacioneve do të përfshijë një numër edhe më të madh deportimesh në javët dhe muajt në vijim.

kriminaliteti

1 Komente

  1. T
    Tony

    Nuk ka rendesi se kush jane e nga jane. Keta lloj surratesh nuk duhej lejuar te hynin ne USA e policia Amerikane t'i rraste brenda, jo nga veprat por nga poshtersia e surratit te qelbur.

    Lini një Përgjigje