Prokuroria e Posaçme SPAK ka goditur disa grupe kriminale të trafikut të drogës, ku anëtarë të tyre ishin edhe pjesëtarë të fisit Rraja.
Në total janë lëshuar 14 masa sigurie, 10 nga të cilat janë ekzekutuar, ndërsa 4 persona janë ende në kërkim. Janë publikuar foto të dy anëtarëve te grupit, Marvin Bushati dhe Agim Nina.
Mësohet se grupi trafikonte kokainë dhe marjuanë nga Mali i Zi, Turqia dhe drejt vendeve të BE-së. Më i fuqishmi është grupi i Islam Sefës, i arrestuar në shtator të vitit 2025.
Në pranga janë vënë Marvin Bushati, Agim Nina alias Lorenc Selmani, Sokol Qaja, Zamir Aliaj dhe tre anëtarë të fisit Rraja, Gazmir, Përparim dhe Rexhep Rraja. Ky i fundit djali i ish deputetit të PS-së, Rrahman Rraja.
Aktualisht në burg ndodhen Islam Sefa, Aldo Gjini dhe Jani Çavo, ku edhe iu është komunikuar masa tjetër e arrestit. Në kërkim janë Ervis Shuli, Bujar Sefa, Hajdar Sefa dhe Vildan Baroku. Të gjithë akuzohen si pjesë e këtij grupi të trafikut të drogës që e ushtronte këtë aktivitet nga viti 2020. Grupi është "tradhtuar" nga bisedat në SkyEcc, ndërsa operacioni po drejtohet nga prokurori Adnan Xholi.
Grupet akuzohen për trafik droge në disa episode dhe në disa shtete. 5 prej tyre vepronin si drejtues dhe financues të grupit. Krahas masave të sigurisë, janë ushtruar kontrolle edhe në banesa me urdhër të GJKKO, ku janë sekuestruar sasi të konsiderueshme parash, armë, automjete etj.
Lini një Përgjigje