TAGS-AT E JAVËS

Kronike29 Mars 2024, 11:28

Vrasja e Pëllumb Metës, del ekspertiza: Arma e gjetur në pellgun me ujë u përdor për krimin

Shkruar nga Pamfleti

Vrasja e Pëllumb Metës, del ekspertiza: Arma e gjetur në pellgun

Zbardhen detaje të reja nga vrasja e Pëllumb Metës në Durrës. Ekspertiza ka konfirmuar se arma e gjetur në pellgun me ujë në sektorin Rinia është përdorur për vrasjen e 50-vjeçarit.

Mësohet se në Prokurorinë e Durrësit ka mbërritur përgjigja nga Laboratori Shkencor në Tiranë, ku sipas ekspertizës balistike të pistoletës TT Mod-54, është konfirmuar se është pikërisht kjo arma me të cilën është kryer krimi.

Ndërkohë dy djemtë e Pëllumb Metës, Hysen dhe Amarildo Meta dhe vajza Hygerta Meta ndodhen në burg pas krimit makabër.

Të tre vazhdojnë të mbajnë të njëjtin qëndrim lidhur me vrasjen e babait. Sipas tyre, ekzekutorja e Pëllumb Metës është vajza e tij Hygerta.

Kujtojmë se, Amarildo Meta, djali i vogël i Pëllumb Metës, ka mohuar para hetuesve të jetë ai autori i vrasjes. I pyetur pas daljes së akt-ekspertizës balistike të armës ku u gjetën shenjat e tij të gishtave, 19-vjeçari i ka qëndruar të njëjtës dëshmi që ka dhënë edhe më parë.

Ai ka pretenduar sërish para hetuesve se nuk e ka prekur pistoletën dhe nuk ka qëlluar vetë të atin. Si autore të vrasjes fajësoi të motrën, Hygertën, e cila ka marrë përsipër edhe krimin.

Sipas tij, ai ka qenë në servis kur e motra Hygerta ka vrarë babanë dhe ngjarjen e ka mësuar pasi u kthye në shtëpi. Ai deklaron se për ngjarjen e rëndë vetëm ka ndihmuar të vëllanë Hysen Meta për të fshehur makinën e të atit, që u gjet në sektorin Rinia.

Lini një Përgjigje