TAGS-AT E JAVËS

Kronike29 Mars 2024, 08:30

Atentat në Memaliaj, avokati Andrea Zotaj i shpëton breshërisë së kallashnikovit

Shkruar nga Pamfleti
Atentat në Memaliaj, avokati Andrea Zotaj i shpëton
Avokat Andrea Zotaj

Avokati Andrea Zotaj pjesë e Dhomës së Avokatisë, Gjirokastër, i ka shpëtuar një atentati mbrëmjen e djeshme në Memaliaj. Ngjarja ka ndodhur në rrugën e vjetër të fshatit Qesarat teksa avokat Zotaj, i shoqëruar nga nipi i tij, ishin duke shkuar në zonë me automjetin e tyre.

36-vjeçari Fatos Lamaj nga fshati Ane Vjosë u kishte zënë pritë. Sipas avokatit Zotaj, Lamaj ka tentuar ta ekzekutojë, por fati ka qenë me avokatin i cili përmes një manovrimi të rrezikshëm të automjetit që drejtonte arriti t'i shmangej goditjeve të plumbave të shkrehura nga ana e agresorit Lamaj.

Zotaj është shprehur se ngjarja ka ndodhur për shkak të detyrës pasi 2 netë më parë agresori ishte kapur nga policia dhe ishte mbajtur 1 ditë në paraburgim duke e liruar më pas, për shkak të një konflikti me një të afërmin e tij.

Avokati ka treguar si ka arritur që t’i shpëtojë plumbave.

“Kur e pashë Fatos Lamajn me armë ndeza dritat e gjata për ta verbuar. Më pas u largova në kthesë dhe bëra denoncimin në polici”, mësohet të ketë thënë avokati.

Pasi kishte dalë nga paraburgimi, Lamaj rrëmbeu automatikun duke i zënë pritë avokatit. Pasi i ka shpëtuar ekzekutimit, avokati Zotaj ka denoncuar në polici ngjarjen. Më pas, grupi hetimor ka shkuar ne vendngjarje ku ka gjetur gezhojat e shkrehura nga kallashnikovi dhe ka bërë të mundur arrestimin e autorit Fatos Lamaj.

avokat andrea zotaj

Lini një Përgjigje