
Një shqiptar nga Kosova është arratisur nga burgu Wauwilermoos i Lucernit.
Ai ishte dënuar më parë për kundërvajtje dhe nuk përbën kërcënim për publikun. Është e paqartë se ku është fshehur shqiptari nga Kosova, ndërkohë që policia e ka shpallur në kërkim.
Sipas gazetës zvicerane në shqip Le Canton27.ch i arratisuri mund të jetë larguar nga Zvicra.
Policia e thotë se shqiptari nuk e ka pasur të vështirë të arratiset. Ai ka përfituar nga disa orë pushim nga burgu gjatë drekës të martën e kaluar dhe ka ikur.
“I burgosuri nuk u vu re kurrë për sjellje të dhunshme gjatë qëndrimit të tij në Wauwilermoos dhe gjithmonë kthehej nga pushimet e tij në orën e caktuar”, thotë Daniel Graf, zëdhënës i shtypit për Departamentin e Drejtësisë dhe Sigurisë së Lucernit (JSD), për Zentralplus, citon gazeta zvicerane në shqip Le Canton27.ch. Bëhet fjalë për një burg, ku të burgosurit liroheshin me kusht për disa orë. Por shqiptari nuk është kthyer më.
Lini një Përgjigje