TAGS-AT E JAVËS

Kronike28 Mars 2024, 13:22

Po transportonte kokainë me vlerë 100 mijë euro, arrestohet 31-vjeçari shqiptar në Itali

Shkruar nga Pamfleti

Po transportonte kokainë me vlerë 100 mijë euro, arrestohet

Një 31-vjeçar shqiptar është arrestuar nga policia italiane, pas u kap duke trasportuar drogë. 

Sipas mediave italiane, arrestimi i tij u bë në Trento, teksa i riu shqiptar po lëvizte me një makinë. I riu ka ndryshuar menjëherë drejtim pasi pa policinë.

Pasi iu vunë në ndjekje dhe ndaluan mjetin, policët vunë re se 31-vjeçari ishte i nervozuar. Më pas, gjatë një kontrolli në makinë, gjetën dy pako kokainë të fshehura në bagazhin e makinës.

Mosohet se kokaina kapte peshën e 600 gramëve dhe nëse do të shitej, shkon deri në vlerën e rreth 100 mijë eurove.

31-vjeçarit i janë sekuestruar gjithashtu edhe disa kartëmonedha me vlerë rreth 400 euro. Raportohet se ai sapo kishte mbërritur në Trento, për të dorëzuar lëndën narkotike, niveli i pastërtisë së së cilës do t’i kishte lejuar të merrte rreth 8 mijë doza.

 

Lini një Përgjigje