TAGS-AT E JAVËS

Kronike28 Mars 2024, 13:00

Aksident në Korçë, përplasen dy automjete; plagoset pasagjeri

Shkruar nga Pamfleti

Aksident në Korçë, përplasen dy automjete; plagoset

Një aksident ka ndodhur mesditën e sotme në Maliq në afërsi të fshatit Velitërnë, ku një automjet tip “Volkswagen” me drejtues shtetasin me inicialet K. K., është përplasur me automjetin furgon tip “Mercedes-Benz”, me drejtues shtetasin me inicialet O. D.

Për pasojë është dëmtuar shtetasi me inicialet Z. D., pasagjer në furgon, i cili u dërgua në spitalin e Korçës, ku ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

"Mesditën e sotme, në aksin rrugor “Korçë-Pogradec”, në afërsi të fshatit Velitërnë, Maliq, automjeti tip “Volkswagen” me drejtues shtetasin K. K. është përplasur me automjetin furgon tip “Mercedes-Benz”, me drejtues shtetasin O. D. Për pasojë është dëmtuar shtetasi Z. D., pasagjer në furgon, i cili u dërgua në spitalin e Korçës, ku ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Me dy drejtuesit e automjeteve po kryhen veprimet e mëtejshme procedurale. Grupi hetimor po punon për sqarimin e shkaqeve të aksidentit", njoftoi policia.

Lini një Përgjigje