TAGS-AT E JAVËS

Kronike29 Mars 2024, 11:01

Drogë me postë nga SHBA, publikohen fotot kush janë dy të arrestuarit

Shkruar nga Pamfleti
Drogë me postë nga SHBA, publikohen fotot kush janë dy të
Jurgest Luzi dhe Skënder Vata

Publikohen fotot e dy të rinjve që u arrestuan sot pasi policia goditi skemën e trafikut të kanabisit me drogë nga Kalifornia në Tiranë.

Skënder Vata dyshohet se ka qenë organizatori i skemës së futjes së drogës me postë. Vata kishte përfshirë Jurgest Luzin, ku ky i fundit kishte rolin për të marrë lëndën narkotike nga posta.

Pakoja është dërguar me një emër të një personi tjetër me origjinë nga qyteti i Korçës, person i cili po verifikohet gjithashtu nga Antidroga nëse është apo jo i përfshirë në këtë skemë.

Sipas policisë, lënda narkotike ishte me përqindje të lartë THC, e cila po transportohej nga SHBA në Shqipëri, me anë të shërbimit postar.

 

Lini një Përgjigje