TAGS-AT E JAVËS

Kronike24 Korrik 2026, 15:49

Sekuestrohen 3.3 kg flori dhe 133 ora luksoze me vlerë 300 mijë euro, arrestohet argjendari në Lezhë

Shkruar nga Pamfleti
Sekuestrohen 3.3 kg flori dhe 133 ora luksoze me vlerë 300 mijë euro,
Sekuestrohen 3.3 kg flori dhe 133 ora luksoze me vlerë 300 mijë euro

Një 39-vjeçar është arrestuar në Lezhë, pasi dyshohet se tregtonte në argjendarinë e tij bizhuteri floriri dhe ora dore të markave luksoze, të dyshuara si të vjedhura jashtë vendit.

Në pranga ra shtetasi Arbër Margjeka, 39 vjeç, banues në Lezhë.

Gjatë operacionit, policia sekuestroi rreth 3.3 kilogramë bizhuteri floriri dhe 133 ora dore luksoze, me një vlerë të përllogaritur prej rreth 300 mijë eurosh.

Sipas Policisë, 39-vjeçari dyshohet se siguronte përmes kontrabandës bizhuteri floriri dhe ora dore të markave luksoze, të cilat më pas i tregtonte në argjendarinë e tij në qytetin e Lezhës.

Gjatë kontrollit të ushtruar në biznesin e 39-vjeçarit, policia sekuestroi në cilësinë e provës materiale: rreth 3.3 kilogramë bizhuteri floriri, pa dokumentacion që vërtetonte origjinën e tyre; 133 ora dore të markave luksoze, gjithashtu pa dokumentacion shoqërues; 270.500 lekë dhe 2.700 euro, të dyshuara si të ardhura nga kjo veprimtari.

Sipas autoriteteve, vlera e sendeve të sekuestruara llogaritet rreth 300 mijë euro.

Policia njoftoi se hetimet vijojnë për dokumentimin e plotë të aktivitetit kriminal, si dhe për identifikimin e personave të tjerë që mund të kenë bashkëpunuar me 39-vjeçarin.

"Shiste në argjendarinë e tij, në qytetin e Lezhës, bizhuteri floriri dhe ora dore të markave luksoze, të dyshuara të vjedhura jashtë shtetit, arrestohet 39-vjeçari. Sekuestrohen bizhuteri floriri (me peshë totale rreth 3.3 kg) dhe 133 ora dore të markave luksoze, me vlerë rreth 300 000 euro, si dhe një shumë parash e dyshuar e përfituar nga kjo veprimtari kriminale.  

Si rezultat i administrimit të shpejtë të informacioneve nga specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Financiare të DVP Lezhë, u finalizua në drejtimin e Prokurorisë, operacioni i koduar “Final O’clock”, për goditjen e një rasti të shitjes së sendeve me vlerë të kontrabanduara, të dyshuara të vjedhura jashtë vendit.       

Në kuadër të këtij operacioni u arrestua shtetasi A. M., 39 vjeç, banues në Lezhë.  

Ky shtetas shiste në argjendarinë e tij, në qytetin e Lezhës, bizhuteri të ndryshme floriri dhe ora dore të markave luksoze, të dyshuara të vjedhura jashtë shtetit, të cilat dyshohet se ai i siguronte pas kontrabandimit të tyre në Shqipëri.   

Gjatë kontrollit në subjektin e 39-vjeçarit, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale, 133 ora dore të markave luksoze pa dokumentacion shoqërues që provon origjinën e tyre, bizhuteri të ndryshme floriri (me peshë rreth 3.3 kg) pa faturat përkatëse të  blerjes, rreth 270 500 lekë dhe 2 700 euro, të dyshuara të përfituara nga kjo veprimtari kriminale.    

Vijojnë hetimet për dokumentimin e plotë të kësaj veprimtarie kriminale, identifikimin dhe kapjen e shtetasve të tjerë që mund të kenë bashkëpunuar me 39-vjeçarin. Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Juridiksionit të Përgjithshëm Lezhë, për veprime të mëtejshme.", njofton policia.

Lini një Përgjigje