TAGS-AT E JAVËS

Kronike29 Shtator 2023, 19:12

Vrasja e Klodiana Vefës në Itali, mesazhet që shkëmbenin çifti i bashkëshortëve: Një si ty e dashuron përjetë

Shkruar nga Pamfleti

Vrasja e Klodiana Vefës në Itali, mesazhet që shkëmbenin

Klodiana Vefa u vra me tre plumba nga bashkëshorti i saj mbrëmjen e djeshme në Itali. Alfred Vefa ishte larguar prej kohësh nga banesa pasi kanë pasur debate të vazhdueshme, por nuk ishin divorcuar ligjërisht. Çifti kishte dy fëmijë, 1 vajzë dhe 1 djalë, 14 dhe 17 vjeç, ndërsa shkak për tragjedinë dyshohet të ketë qenë xhelozia e Alfredit.

Klodiana kishte një faqe në Instagram në të cilën postonte vazhdimisht. Nëse postimet e saj gjendet edhe një foto ku Alfredi kishte një tatuazh dedikuar gruas së tij “në zemrën time je vetëm ti amore”.

Pavarësisht situatës mes tyre kohët e fundit, 35-vjeçarja i mbante ende fotot me partnerin.

Viktima dhe bashkëshorti i saj shkëmbenin komente me njëri-tjetrin në fotot e postuara të Klodiana Vefës.

“Kush të do nuk dorëzohet kurrë për të të pasur,” shkruante Klodiana.

“Një si ty nuk mund të mos e dashurosh përjetë,” komentonte Alfredi.

Vrasja e Klodiana Vefës në Itali, mesazhet që shkëmbenin

Momentalisht mbetet e paqartë se çfarë çoi marrëdhënien e tyre deri në pikën sa të përfundonte në tragjedi.

klodiana vefa vrasje alfred vefa

Lini një Përgjigje