Një operacion i gjerë është kryer në orët e mëngjesit në Krahun e 3-të të Burgut të Koridhalos, pas vrasjes së Jani Aliajt.
Konkretisht, operacioni u organizua nga Roja e Jashtme, me ndihmën e Ekipit Special O.A.E.E. dhe në bashkëpunim me oficerët e burgut. Si pjesë e tij, u kontrolluan më shumë se 50 qeli, në një mënyrë të synuar dhe të koordinuar.
Gjatë hetimeve, u gjetën dhe u sekuestruan një numër i madh telefonash celularë, si dhe disa objekte të mprehta, përfshirë thika, shkopinj dhe mjete të tjera të improvizuara.
Jani Aliaj rezulton i dënuar me burg përjetë për disa vrasje, ku më e njohur është ajo e Elton Çiços. Sipas mediave greke, si autori ashtu dhe viktima kanë pasur përplasje të shumta mes tyre. Aliaj ka marrë dy goditje në qafë nga një thikë e improvizuar, duke e lënë të vdekur.
Lini një Përgjigje