Armando Marku, 26-vjeçari i shpallur në kërkim ndërkombëtar nga autoritetet e Mbretërisë së Bashkuar, është vetëdorëzuar këtë të martë në ambientet e Policisë së Tiranës.
Sipas autoriteteve britanike, Marku akuzohet për përfshirje në vrasjen e ish-snajperistit Hemawand Ali Hussein, ngjarje e ndodhur në qytetin Hartlepool të Anglisë në vitin 2019. Viktima u gjet i pajetë në një pronë private në shtator të atij viti, i qëlluar me armë zjarri.
Lidhur me këtë çështje, në muajin dhjetor në Bruksel u arrestua edhe shqiptari Sajmir Dodoveci, i dyshuar si i përfshirë në të njëjtën ngjarje kriminale.
Ndërkohë, drejtësia britanike ka dhënë dënime të rënda për persona të tjerë të përfshirë në vrasje. Eugert Merizaj, 33 vjeç, është dënuar me 32 vite burg, Noza Saffari, 42 vjeç, me 15 vite burg, Dorian Pirija, 36 vjeç, me 19 vite burg, si dhe Qazim Marku, 28 vjeç, me 19 vite burg.
Autoritetet shqiptare pritet të ndjekin procedurat ligjore në bashkëpunim me palën britanike për hapat e mëtejshëm lidhur me 26-vjeçarin Armando Marku.
Lini një Përgjigje