Fati i Jani Aliajt, 49-vjeçarit nga Tepelena, që u ekzekutua në burgun e Koridhalos në Greqi, duket se ishte i paracaktuar.
Mediat greke shkruajnë se ndaj Aliajt ishte lëshuar një “urdhër vdekjeje”. Ai i kishte shpëtuar një atentati rreth 6 muaj më parë në të njëjtin burg, por të hënën duket se plani për vrasjen e tij, u realizua.
Krimi u krye nga një 27 vjeçar grek, i cili është burgosur për vrasjen e një tjetër shqiptari.
Ngjarja e rëndë ndodhi kur një i burgosur grek 27-vjeçar, gjithashtu i konsideruar si kriminel i rrezikshëm, hyri në qelinë e tij dhe e goditi me thikë disa herë, duke i shkaktuar plagë fatale.
Pavarësisht ndërhyrjes së menjëhershme, 49-vjeçari humbi jetën si pasojë e plagëve të marra.
Viktima ishte arratisur vite më parë nga burgu i Korfuzit, pasi kishte përfituar leje dhe nuk ishte kthyer më. Ai u arrestua pas gati nëntë vitesh në kërkim dhe prej asaj kohe ndodhej sërish në burg.
Prej kohësh, informacionet flasin se viktima ishte vënë në shënjestër të rivalëve, të cilët më në fund arritën ta ekzekutonin kontratën e vdekjes.
Në fakt, disa muaj më parë ai ishte në një "status mbrojtjeje" dhe mbahej në një qeli me një oficer policie që ishte akuzuar për drogë. Megjithatë, as kjo nuk rezultoi e mjaftueshme, pasi dje, bashkëburgosi i tij grek i shkaktoi goditje kritike në trup, nga të cilat përfundimisht vdiq.
Lini një Përgjigje