Jani Aliaj u vra në burgun e Koridhalos, ndërsa krimi dyshohet se është porositur nga jashtë vendit ku 49 vjeçari nga Tepelena ndodhej në pritje të ekstradimit drejt Shqipërisë.
Aliaj po gjykohej në Shqipëri për vrasjen e Elton Çiços, ndërsa emri i 49-vjeçarit ndodhej ndër 5 më të kërkuarit në listën e personave të shpallur në kërkim nga policia shqiptare.
Krimi për të cilën Aliaj po gjykohej në Shqipëri ka ndodhur në 2016-ën, në zonën e ish-bllokut në Tiranë. Prej asaj kohe, Aliaj i ka shpëtuar disa atentateve të organizuara ndaj tij, deri ditën e hënë, kur u vra në burgun grek.
Po kush e porositi vrajën e Jani Aliaj? Dyshimet janë se ajo është porositur nga jashtë burgut, ndërsa autoritetet po hetojnë në pistën e prishjes së pazareve të drogës.
Autoritetet greke dyshojnë se vrasja është porositur nga një tjetër shqiptar, i cili mbetet i paidentifikuar, por hetimet mund të hedhin dritë mbi porositësin dhe shkakun e krimit.
Sipas raportimeve, tre javë parav se të vritej në burg, Jani Aliaj, kishte siguruar një leje ditore për të dalë nga ambientet e Koridhalos, ndërsa është rikthyer në vendin ku mbahej si i paraburgosur, në pritje të ekstradimit.
Jani Aliaj është qëlluar tre herë me thikë nga një 28-vjeçar grek. Plagët në gjoks dhe qafë i shkaktuan vdekjen e menjëhershme 49-vjeçarit, i cili i kishte shpëtuar edhe një tjetër atentati po në burg, pak kohë më parë.
Autori i vrasjes së Jani Aliajt është i dënuar për vrasjen e një tjetër shqiptari, Artur Bashimit. Aliaj u qëllua me thikë teksa ndodhej në ajrim.
Aliaj u arrestua në Athinë më datë 1 janar 2025 pas 9 vitesh në arrati. Ai kishte ndryshuar look, duke mbjellë edhe flokët, për t'iu fshehur drejtësisë.
Lini një Përgjigje