TAGS-AT E JAVËS

Kronike20 Janar 2026, 09:42

U vra me çekiç nga 28-vjeçari, zbulohet fotoja e viktimës 

Shkruar nga Pamfleti
U vra me çekiç nga 28-vjeçari, zbulohet fotoja e
Viktima Petrit Ndou

Është zbuluar identiteti i 60-vjeçarit, i cili u vra me sende të forta, pas një konflikti me një të ri për shkak të përplasjes së makinave.

Ngjarja ndodhur në aksin rrugor “Thumanë-Krujë”, ku viktima mbeti Petrit Ndou, ndërkohë në pranga u vu autori i dyshuar, Andi Vokri, 28 vjeç, banues në Thumanë.

Mësohet se Petrit Ndou u godit me çekiç nga 28-vjeçari Andi Vokri. I riu banues në Thumanë është arrestuar menjëherë pas ngjarjes së rëndë.

"Rreth orës 00:40, në aksin rrugor Mamurras–Fushë Krujë, pranë fshatit Bushnesh për motive të dobëta ka ndodhur një konflikt midis dy drejtuesve të mjeteve, ku si pasojë ka gjetur vdekjen shtetasi Petrit Ndou rreth 60 vjeç. Autor i dyshuar i ngjarjes është shtetasi Andi Vokri, 28 vjeç, banues në Thumanë, Mamurras, i cili u arrestua në flagrancë nga policia menjëherë pas ngjarjes. Për hetimin e plotë të kësaj ngjarjeje janë administruar disa dëshmi dhe deklarata", njofton policia. 

petrit ndou sherr

Lini një Përgjigje