TAGS-AT E JAVËS

Kronike20 Janar 2026, 15:57

I akuzuar për vrasjen e dy personave në vitin 1997, dënohet me 23 vite burg ish-polici Tomor Çela!

Shkruar nga Pamfleti
I akuzuar për vrasjen e dy personave në vitin 1997, dënohet me 23
Ish-policin Tomor Çela 2 qershor 2022 ekstradohet në Shqipëri

Gjykata ka vendosur dënimin me 23 vite burg për ish-policin Tomor Çela, i akuzuar për vrasjen e dy personave gjatë trazirave të vitit 1997. Vendimi u shpall pas përfundimit të procesit gjyqësor, ku trupa gjykuese e shpalli Çelën fajtor për akuzat e ngritura ndaj tij.

Ngjarja e rëndë daton më 27 nëntor 1997, kur në rrugën “Bajram Curri” në Tiranë, sipas Policisë, Tomor Çela vrau me armë zjarri dy shtetas, Elton Danin dhe Ledian Hoxhën. Pas krimit, ai u zhduk për vite me radhë, duke i shpëtuar drejtësisë shqiptare, derisa u lokalizua në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Vrasja e kryer 25 vite më parë bëri që 56-vjeçari nga Durrësi të ekstradohej nga SHBA drejt Shqipërisë për të vuajtur dënimin. Ish-polici Tomor Çela u ekstradua më 2 qershor 2022 dhe u dorëzua autoriteteve shqiptare.

Më herët, gjykata kishte dhënë në mungesë dënimin me 23 vite burg për veprat penale “Vrasja me paramendim” dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”, vendim i cili u la në fuqi pas rikthimit të tij në Shqipëri.

 

dënohet tomor Çela burg

Lini një Përgjigje