Policia bën me dije se përveç autorit Vokri, janë arrestuar edhe dy të rinjtë që ndodheshin me të në makinë.
Gjatë mesnatës një krim i rëndë ka ndodhur në aksin rrugor Mamurras-Krujë, Bushnesh, ku 57-vjeçarit Petrit Ndou është vrarë me çekiç nga Andi Vokri.
Policia bën me dije se përveç autorit Vokri, janë arrestuar edhe dy të rinjtë që ndodheshin me të në makinë.
Lorenc Goga dhe Fation Kulla kanë rënë në pranga për moskallëzim krimi.
Blutë e Krujës kanë sekuestruar në cilësinë e provës materiale 2 automjete dhe mjeti me të ciin dyshohet se është kryer krimi.
Njoftimi i policisë: Vrau me send të fortë (çekiç), 57-vjeçarin, gjatë një konflikti për motive të dobëta, vihet në pranga 28-vjeçari.
Vihen në pranga, për moskallëzim krimi, 2 shtetas që kanë qenë të pranishëm gjatë konfliktit.
Sekuestrohen 2 automjete dhe mjeti me të ciin dyshohet se është kryer krimi.
Në përfundim të veprimeve hetimore të kryera nga specialistët për Hetimin e Krimeve të Rënda, në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Krujë, në drejtimin e Prokurorisë së Tiranës, për zbardhjen e dinamikës së konfliktit të ndodhur në aksin rrugor “Thumanë-Krujë”, si pasojë e të cilit humbi jetën nga goditja me sende të forta, shtetasi P. N., 57 vjeç, u arrestuan shtetasit:
-A. V., 28 vjeç, banues në FushëKrujë, për veprën penale “Vrasja me dashje”;
-L. G., 26 vjeç dhe F. K., 23 vjeç, për veprën penale “Moskallëzimi i krimit”.
Nga hetimet ka rezultuar se më datë 20.01.2026, rreth orës 01:00, në aksin rrugor “Thumanë-Krujë”, në afërsi të urës së Bushneshit, këta tre shtetas, ndërkohë që qarkullonin në një automjet, janë konfliktuar verbalisht me shtetasin P. N., i cili qarkullonte me automjetin e tij. Më pas, shtetasi A. V. ka goditur me çekiç, në kokë, shtetasin P. N., 57 vjeç, i cili si pasojë ka humbur jetën. Pas ngjarjes, shtetasit L. G. dhe F. K. janë larguar.
Në cilësinë e provës materiale janë sekuestruar 2 automjete dhe mjeti me të ciin dyshohet se është kryer krimi.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme.
Lini një Përgjigje