TAGS-AT E JAVËS

Kronike 4 Dhjetor 2024, 15:36

Vrasja e Devi Kasmit, Gjykata e Lartë lë në burg përjetë ish-komandon grek

Shkruar nga Pamfleti

Vrasja e Devi Kasmit, Gjykata e Lartë lë në burg

Gjykata e Lartë ka lënë në fuqi dënimin me burg përjetë për shtetasin grek Eftimiu Eftimiu, autori i vrasjes së shqiptarit Devi Kasmi.

Ish-komando grek kishte dorëzuar rekurs në Gjykatën e Lartë pasi në mars 2021, Apeli i Gjykatës së Posaçme e shpalli fajtor për vrasjen e Devi Kasmit.

Ekzekutimi i Dëfrim Kasmit ndodhi në janar të vitit 2018 në rrugën “Kongresi i Manastirit” në Tiranë.

Ish komandoja e Forcave Ushtarake greke ka insistuar se kishte ardhur në Shqipëri për gjueti, por hetimi i ish krimeve të rënda e identifikon si ekzekutorin e Devi Kasmit, krim i ndodhur në Tiranë ndërkohë që si organizator akuzohet shtetasi Aurel Hoxhallari.

Dejvi Kasmi u ekzekutua në Tiranë, nga dy persona me motoçikletë, që qëlluan mbi 41-vjeçarin, pesë herë, në kokë dhe në trup.

Identifikimi i Eftimiut u bë nga kamerat e sigurisë ku duket një furgon i bardhë me të cilin ata afrohen pak momente para se të vritej Kasmi dhe më pas largohen me të njëjtin mjet.

Siç u mësua edhe më pas, porositës i vrasjes doli të jetë Aurel Hoxhallari. Dyshimet janë se shkak për këtë eliminim u bënë përplasja midis grupeve kriminale, ku dyshohet se Hoxhallari pagoi për ekzekutimin e Kasmit duke kontaktuar ish-komandon grek.

I pyetur asokohe nga grupi hetues, Eftimius Eftimiu ka deklaruar se kishte ardhur në Shqipëri në shoqërinë e Aurel Hoxhallarit, i cili mbante edhe emrin Altin, emri me të cilin ish-komando grek e përmend edhe në dëshminë e tij.

Ai tha se kishte njohje me Aurelin prej 15 vitesh dhe se herën e fundit kishte ardhur në Shqipëri me të për të provuar një qen gjahu.

Lini një Përgjigje