TAGS-AT E JAVËS

Kronike 4 Dhjetor 2024, 15:23

U gjet i vdekur në burgun e Malandrinos në Greqi, zbardhet identiteti i shqiptarit

Shkruar nga Pamfleti

U gjet i vdekur në burgun e Malandrinos në Greqi, zbardhet identiteti

Zbardhet emri i shqiptarit i cili u gjet i pajetë nga rojet e burgut në Malandrino të Greqisë.

Shqiptari Armand Qamil Nuraj u gjet i pajetë mëngjesin e 1 Dhjetorit. Në qeli u gjet i pajetë gjithashtu edhe një shtetas tjetër.

37-vjeçari Armand Nuraj nga Fieri ishte duke vuajtur dënimin për trafikim të lëndëve narkotike. Edhe pse iu dha ndihma e parë, shqiptari nuk arriti të mbijetonte.

Aktualisht nuk ka të dhëna për ndonjë ngjarje kriminale, por policia është duke kryer hetimet.

Lini një Përgjigje