TAGS-AT E JAVËS

Kronike 4 Dhjetor 2024, 14:23

Zhvatën qytetarin duke i premtuar shitjen e një apartamenti, arrestohen 2 persona në Durrës

Shkruar nga Pamfleti

Zhvatën qytetarin duke i premtuar shitjen e një apartamenti,

Dy persona janë marrë nën hetim nga Policia e Durrësit, pasi akuzohen për mashtrim në shitjen e një apartamenti, duke zhvatur një shumë parash nga qytetari që i denoncoi.

Policia lokale konfirmoi rastin dhe hetimet ditën e sotme (4 Dhjetor), duke dhënë edhe disa detaje për 2 të dyshuarit.

“U referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasit P. B., 58 vjeç, banues në Durrës dhe A. T., 57 vjeç, banues në Kashar, pasi i kanë marrë një shumë parash, shtetasit K. K., duke e mashtruar për shitjen e një apartamenti”, njoftoi policia vendore.

Qytetari i dëmtuar ka kërkuar ndihmën e bluve, duke depozituar edhe denoncimin ndaj të dyshuarve, teksa hetimet po thellohen për rastin dhe përcaktimin e dëmit.

Lini një Përgjigje