TAGS-AT E JAVËS

Kronike 4 Dhjetor 2024, 12:05

Vrasja e Alfred Dedjas/ Arma e krimit ende nuk është gjetur, policia sërish kontrolle në vendin ku ndodhi ngjarja

Shkruar nga Pamfleti
Vrasja e Alfred Dedjas/ Arma e krimit ende nuk është gjetur, policia
Alfred Dedja dhe Julian Gjoshi

Policia e Tiranës pritet të rikthehet sërish këtë të mërkurën në vendin ku dyshohet se autori i vrasjes së Alfred Dedjas, Julian Gjoshi, ka hedhur armën e krimit në shkurre.

Një ditë më parë kontrollet kanë rezultuar pa sukses, ndërsa sot në ndihmë të hetuesve do të jenë edhe Forca Kombëtare e Sigurisë.

Burime thonë se nëse edhe FKS sot nuk e gjen armën, nuk përjashtohet mundësia që Julian Gjoshi të merret personalisht për të treguar vendin e saktë ku e ka hedhur.

Autori i vrasjes së Alfred Dedja u dorëzua në Policinë e Tiranës mbrëmjen e 2 dhjetorit, ndërsa është zbardhur edhe dëshmia e tij.

Julian Gjoshi, kunati i Altin Hajrit pretendon se krimin e ka kryer pasi ndihej i ofenduar nga 50-vjeçari. Sipas tij, Alfred Dedja e ofendonte sa herë që takoheshin.

Takimin e fundit, 27-vjeçari ka thënë se e kishin pasur 10 ditë më parë, ku edhe aty ka treguar se ishin sharë me njëri-tjetrin. Dedja ka treguar se e ka qëlluar me armë 50-vjeçarin sapo është ulur në tavolinë dhe më pas thotë se armën e krimit e ka hedhur në një zonë me shkurre pranë lokalit ‘Kështjella’ në Ndroq ku ndodhi vrasja më 1 dhjetor.

Viktima kishte punuar më parë në kompleksin ‘Golden’ në pronësi të Altin Hajrit, në kërkim për zhdukjen dhe rrëmbimin e Jan Prengës. Dedja thotë se e ka mbajtur me bukë e para kur punonte atje.

"Ndihesha i ofenduar, pasi sa herë që takoheshim më shante e ofendonte. Jemi takuar edhe 10 ditë para ngjarjes dhe sërish më ka ofenduar. Ditën e ngjarjes e kam marrë unë në telefon dhe i kam thënë hajde se po të pres për kafe. Sapo u ul e qëllova me armë. Unë atë e kam mbajtur me lekë e bukë kur punonte menaxher te "Golden", pronë e familjarëve të mi. Pasi kreva vrasjen u largova menjëherë. Pistoletën e hodha jo shumë larg nga lokali, në anë të disa shkurreve", tha ai.

Viktima Alfred Dedja rezulton se jetonte mes Shqipërisë dhe Italisë. Në Shqipëri, ai jetonte në Ndroq dhe ishte edhe nga ajo zonë. Sipas burimeve nga policia Dedja rezulton të jetë i dënuar më parë në shtetin Italian për trafik droge. Po ashtu viktima dhe autori kanë qenë të njohur dhe miq me njëri tjetrin. Pas marrjes së dëshmive nga policia, sipas dëshmitarëve të dy frekuentonin vazhdimisht zonën e Ndroqit dhe lokalin ku ka ndodhi edhe vrasja.

Sa i përket dinamikës së krimit si autori dhe viktima pasi kanë parë njëri tjetrin në ambientet e të njëjtit lokal, fillimisht ka pasur një debat mes tyre dhe sipas hetimeve dhe dëshmivë të dëshitarëve dhe më pas Julian Gjoshi e ka qëlluar me pistoletë Dedjan. Sipas policisë autori ka qëlluar 5 herë dhe 3 plumba kanë kapur viktimën.

julian gjoshi

Lini një Përgjigje