
Katër persona janë arrestuar në Tiranë dhe tre të tjerë janë proceduar në gjendje të lirë, në kuadër të operacionit policor të koduar “Bad spin 7”.
Gjatë këtij operacioni, janë identifikuar subjekte dhe shtetasit që kryenin aktivitetin e paligjshëm të organizimit të lotarive të palejuara, baste sportive online dhe të përshtatjes së ambienteve për këtë veprimtari të paligjshme, në zona të ndryshme të Tiranës.
Sipas policisë, janë sekuestruar 5 aparatet celulare të këtyre shtetasve dhe 1 njësi kompjuterike.
"Gjatë kontrolleve të ushtruara në këto subjekte, është bërë kapja dhe arrestimi në flagrancë i 4 shtetasve të implikuar në këtë veprimtari kriminale: I. P., 43 vjeç, Xh. A., 19 vjeç, E. C., 36 vjeç, dhe E. R., 32 vjeç, të gjithë banues në Tiranë.
Gjithashtu u proceduan në gjendje të lirë shtetasit M. R., G. H. dhe A. M", informoi sot policia.
Policia sekuestroi 5 aparatet celulare dhe 1 njësi kompjuterike në cilësinë e provës materiale.
Operacioni i koduar ‘Bad spin 7’ u krye nga Sektori për Hetimin e Krimeve Kibernetike, në bashkëpunim me Sektorin për Operacionet Speciale dhe Kërkimim dhe Forcën e Posaçme "Shqiponja". Materialet i kaluan prokurorisë", njofton policia.
Lini një Përgjigje