TAGS-AT E JAVËS

Kronike 4 Dhjetor 2024, 10:38

Kërkohej për laboratorin e kanabisit në Pejë ku u zbuluan 1 ton drogë, arrestohet në Cërrik Albano Saliu

Shkruar nga Pamfleti

Kërkohej për laboratorin e kanabisit në Pejë ku u zbuluan 1

Arrestohet në Cërrik personi i dytë i shpallur në kërkim në lidhje me sekuestrimin e 1 ton kanabis në Pejë.

Në pranga ka rënë Albano Saliu.

Ndërkohë pak ditë më parë u arrestua në Elbasan Erion Etemaj.

'I akuzuar nga Gjykata e Pejës, për veprimtari kriminale në fushën e narkotikëve, kapet dhe vihet në pranga, me qëllim ekstradimin në Kosovë, 33-vjeçari.

Si rezultat i shkëmbimit të informacioneve dhe koordinimit të punës, ndërmjet Komisariatit të Policisë Cërrik dhe agjencive ligjzbatuese në Kosovë, u mundësua kapja dhe arrestimi, me qëllim ekstradimin në Kosovë, i shtetasit të shpallur në kërkim ndërkombëtar:

A. S., 33 vjeç, banues në Cërrik.

Gjykata Themelore e Pejës i ka caktuar këtij shtetasi, masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale “Kultivimi i bimëve të hashashit, shkurres së kokainës ose bimëve të kanabisit” dhe “Blerja, posedimi dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge”, parashikuar nga Kodi Penal i Republikës së Kosovës.

Interpol Tirana po bashkëpunon me agjencitë ligjzbatuese në Kosovë, për ekstradimin e 33-vjeçarit.', njofton policia.

Lini një Përgjigje